Ballina Ekonomi

Gonxhja: Punime në qendrat e kontrollit teknik të mjeteve edhe të dielave

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Brigada e re e ustallarëve në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHTRR) kryen punime për mirëmbajtjeje edhe gjatë të dielave.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale foto nga puna në QKT Tiranë (ish-NSHRAK) dhe tek nënzyrat e DPSHTRR në Krujë e Kavajë.

“Orët e ditët kur shërbimi ka pushim, milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë fizike mirëmbajtjeje, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë”, shkroi Gonxhja.

Investimet që ka ndërmarrë qeveria, kanë bërë të mundur transformimin epokal të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Automotorizimi shqiptar sot njeh momentin më të mirë historik sa i takon investimeve infrastrukturore, standardeve të shërbimit për qytetarët e subjektet, kushteve të punës për punonjësit e sigurinë për arkivat, proceset e sistemet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim për ngjarjen në uzinën e Gramshit: SHBA qëndron me aleatin e saj
Artikulli tjetërPeleshi viziton efektivët e lënduar në Gramsh: Hetim deri në fund ngjarjes nga të gjitha strukturat