Ballina Aktualitet

MM: 25 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar vatrat tek ish-fabrika e çimentos, bashkia Vlorë; në Babicë e Madhe, bashkia Vlorë; në Nartë-Jalli, bashkia Vlorë; në fshatin Shkozë, bashkia Selenicë; në fshatin Domaj, bashkia Has; në fshatin Melgushë, bashkia Vau – Dejës, në njësinë administrative Vau – Dejës, bashkia Vau – Dejës; në fshatin Obot, bashkia Shkodër; në fshatin Greps, bashkia Krujë; në fshatin Tapizë, bashkia Krujë; në lagjen Grizë, bashkia Patos; në fshatin Mbrostar, bashkia Fier; në fshatin Peshtan i Vogël, bashkia Fier; në njësinë administrative Berat, bashkia Berat; në fshatin Çiflik, bashkia Dimal; në fshatin Kuvashicë, bashkia Dibër; në fshatin Pollozhan, bashkia Dibër; në fshatin Patin, bashkia Klos; në fshatin Kulmak, bashkia Skrapar; në fshatin Miliskajë, bashkia Krujë; në fshatin Shelgar, bashkia Sarandë; në fshatin Zikularë, bashkia Kavajë; në fshatin Marikaj, bashkia Vorë.

MM thekson se, “në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 373 forca operacionale të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 35 mjete zjarrfikëse”.

MM bën të ditur se, “aktualisht vatra zjarri aktive ka në Malin e Sopotit, në vendin e quajtur “Pigadhe Mesovun”, bashkia Delvinë, ku po vijon puna nga strukturat e pushtetit vendor për të izoluar dhe shuarjen përfundimtare të  vatrës së zjarrit”.

MM u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

MM nënvizon se, “zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër”. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU bllokon thertoren e paligjshme në Gjirokastër
Artikulli tjetër100 vjet Shqipëri-SHBA, 2 avionë amerikanë fluturojnë të hënën mbi sheshin “Skënderbej”