Ballina Flash

Ngrihet “Këndi i Librit Ukrainas” në Bibliotekën Kombëtare

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Në Bibliotekën Kombëtare u përurua “Këndi i Librit Ukrainas”.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, kanë marrë pjesë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

Fondi i librave të këtij këndi, i cili i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe anglisht mbi historinë, identitetin dhe kulturën ukrainase dhe do të vijojë të pasurohet me botime të tjera.

Ngritja e “Këndi i Librit Ukrainas” vjen si pjesë e projektit “Rafti i librave ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Italia në pritje edhe të tornadove
Artikulli tjetërMarkimi CE i produkteve elektrike, ISHMT kontroll subjekteve në treg