Ballina Flash

Kinemaja shëtitëse “zbarkon” në Sarandë

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Projekti “Kinemaja shëtitëse”, pas një turneu në qytete të ndryshme të vendit, zbarkoi në Sarandë, mbrëmjen e 15 gushtit, për të qëndruar aty për 3 netë rresht.

“Open Cinema 2022” është formati që i jep dritë ekranit të madh të kinemasë, duke zbritur këtë sezon veror me një show kinematografik, në sheshet e qyteteve shqiptare, me filma të fundit nga kinemaja jonë dhe ajo botërore.

Projekti ka bërë bashkë filmin dhe muzikën e mirë, me këngëtarë të njohur nga vendi.

Në ekranin e madh, është projektuar edhe një dokumentar i xhiruar në Sarandën e para viteve ’90.

Ky aktivitet që ka për qëllim promovimin e kinemasë dhe të realizuesve të saj  dhe realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe të bashkive të qyteteve në të cilat organizohet.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 7 muaj 89 mijë turistë amerikanë dhe kanadezë vizituan Shqipërinë
Artikulli tjetërGjirokastër, 860 masa administrative për shkelje rrugore