Ballina Ekonomi

KESH: Prurjet në kaskadën e Drinit, 95 m3/s

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë, në total janë në nivelin 95 m3/s.

Prurjet natyrore në HEC Fierzë 70 m3/s, HEC Koman 20 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 5 m3/s.

KESH njoftoi se, niveli në liqenin e HEC-it të Fierzës është 218.17 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.57 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 73.82 mmnd.

“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 10 865 MWh. Rezerva energjetike është 770.1 GWh”, njoftoi KESH.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni “Syri” në Vlorë, Çuçi: Dëshmi e goditjes pa asnjë kompromis ndaj krimit
Artikulli tjetërMegaoperacioni policor ndërkombëtar “Syri”, Policia: U kap rreth 1 ton lëndë narkotike