Ballina Bota

BERLIN – Scholz përjashton çdo shfrytëzim të ”Nord Stream 2”

BERLIN, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz përjashtoi shfrytëzimin e gazsjellësit ”Nord Stream 2”.

”Gjithashtu është i përjashtuar një rishikim i këtij pozicioni, edhe pse do të ketë vështirësi energjetike këtë vjeshtë dhe dimër”, deklaroi Scholz, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Gjermania aktualisht merr vetëm 20% të kapacitetit të rrjedhës së gazsjellësit ”Nord Stream 1”, ndërsa ”Nord Stream 2” nuk hyri kurrë në funksion për shkak të pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInstituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në shumicën e qarqeve
Artikulli tjetërKulla Veneciane, së shpejti i rikthehet publikut