Ballina Aktualitet

Berisha: Do bashkërendoj çdo veprim opozitar me Metën

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se do të bashkërendojë çdo veprim me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, me shoqërinë civile dhe çdo parti tjetër, në kuadër të aksionit opozitar.

Në një komunikim me mediet, Berisha u shpreh se ende nuk është ulur me Metën për të diskutuar për këtë çështje.

“Nuk jemi ulur, por një opozitar i vërtetë e ka të qartë se afera si djegësat nuk mund t’i lëshojë dhe t’i falë kurrë. Meta është një opozitar i vërtetë dhe çdo opozitar atë ka”, tha ai.

Ndërkohë, Berisha falënderoi të gjithë qytetarët që sipas tij, “vetorganizuan një protestë qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur”.

“Të dhënat që dalin rreth këtij problemi, gjithçka flet për një krim të mirëfilltë shtetëror. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë”, tha ai.

/m.m/ /i.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Art në Hapësira Publike”, shtyhet afati për mbylljen e fazës së parë
Artikulli tjetërDRSHTRR Gjirokastër, kushte optimale shërbimi për mbi 39 mijë drejtues