Ballina Flash

Kulinaria arbëreshe në Vlorë

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Një event i veçantë kulinarie e shkëmbimi kulturor është zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli solli atmosferën e krijuar mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Një grup i përbërë nga zonja arbëreshe e shqiptare kanë gatuar për të pranishmit, banorë të Vlorës, por edhe turistë që gjenden aty për pushime.

Lucia Martino, eksperte e kulinarisë arbëreshe si dhe mikesha e saj Alba, gatuan receta tipike të zonave të tyre, brenda të cilave është gatime nga receta shqiptare.

Makaronat e traditës i shijuan turistët e kalimtarët e rastësishëm, që kishin zgjedhur Qendrën Historike të qytetit për të shëtitur.

“Mes qindra historive që e kanë bërë të madhe kuzhinën italiane, është edhe ajo e jugut, veçanërisht e komuniteteve arbëreshe që me krenari ditën të ruajnë nëpër shekuj traditat e origjinës dhe me po atë krenari e kanë sjellë sot, deri në Vlorë”, shprehet Leli.

Bashkë me muzikën arbëreshe shija u bë e paharrueshme. Interesi i qindra turistëve për të mësuar nga kultura kulinare e një vendi që vlerësojmë të gjithë për këmbënguljen me të cilën ruajnë traditën, ishte i paparashikueshëm.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa: Institucionet t’i japin përgjigje zyrtare deklaratave të Richard Hodges
Artikulli tjetërMehmeti pas ngjarjeve në veri: Janë hapur raste penale, jemi në hetime