Ballina Flash

Vdes legjenda e basketbollit Bill Rusell

BOSTON, 1 gusht /ATSH-MIA/ – Legjenda e basketbollit Bill Rusell ka vdekur dje në moshën 88-vjeçare.

Rusell llogaritet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori. Ai ishte shtyllë e skuadrës së famshme të ”Boston Seltiks” që fitoi tetë tituj rresht të NBA-së dhe 11 në përgjithësi.

Bashkëshortja e Rusellit, Xheni ka njoftuar lajmin për vdekjen e tij. Në një postim në rrjete sociale ajo ka thënë se Bill ka vdekur në paqe.
Rasell kishte luajtur qendër, ndërsa pesë herë ishte shpallur lojtari më i mirë i NBA-së gjatë karrierës 13-vjeçare me Boston Seltiks.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 278 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërLargohet kamioni në urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak