Ballina Flash

Volejpoja Beach Trophy 2022, aktivitet për pushuesit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ka përfunduar turneu 3-ditor Volejpoja Beach Trophy 2022. Turneu i volejbollit në rërë, u organizua nga bashkia e Shkodrës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit dhe ngjalli interes të lartë nga pushuesit, gjatë tri ditëve të aktivitetit.

U luajtën gjithsej 25 ndeshje, të ndara në kategoritë meshkuj e femra. Ndeshjet u përshkuan nga emocione e rivalitet dhe në fund u kurorëzuan 3 ekipet më të mira të volejbollit amator.

Nënkryetari i bashkisë Ardit Qylybyli ndau certifikatat dhe medaljet për fituesit dhe premtoi vazhdimësi të aktiviteteve sportive e kulturore në plazhin e Velipojës përgjatë të gjithë sezonit turistik.

Vendin e parë në Volejpoja Beach Trophy e fitoi Nikolin Qafaren e Fatjon Cekini për meshkuj, ndërsa për femra Edna Erkoci dhe Laura Ballciti. Vendi i dytë shkoi për Elidon Marku e Zamir Vjerdha si dhe për Izabela Dodani e Xhesika Kaci. Ndërsa, kupën e vendit të tretë e fituan Dorjan Tafa e Fatjet Haxhagiqi dhe për femra Klodeta Zhivani e Stela Kiri.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 1 humbje jete dhe 582 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërNdahet nga jeta prof. dr. Ali Muka, studiues i njohur i arkitekturës popullore