Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 14 600 MWh

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 14,600 MWh, ndërsa rezerva energjetike 874 GWh.

KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 283.35 mmnd, Hec Koman 173.92 mmnd dhe Hec Vau Dejës 73.79 mmnd.

Sipas KESH, prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 45 m3/s, HEC Koman 22 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 7 m3/s.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, ekspozita në Prishtinë
Artikulli tjetërKoncert në 28 korrik për negociatat me BE dhe 100-vjetorin SHBA-Shqipëri