ALASKA, 23 korrik /ATSH/ – Një fluturim i ”Alaska Airlines” u rikthye në pistë, kur piloti dhe bashkëpiloti patën një mosmarrëveshje profesionale lidhur me vazhdimin e fluturimit për shkak të motit të keq, sipas një deklarate nga linja ajrore, njoftoi miamiherald.com.
Fluturimi 1080 nga aeroporti ndërkombëtar ”Dulles” i Uashington DC për në San Francisko ishte planifikuar të nisej në orën 16:10, më 18 korrik, sipas linjës ajrore dhe faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve ”Flight Aware”.
”Fluturimi ishte vonuar me rreth 90 minuta për shkak të motit të keq”, sipas ”One Mile at a Time”, një uebsajt i lajmeve ajrore dhe udhëtimeve.
”Pas mosmarrëveshjes së bashkëpilotë, pasagjerët pritën rreth një orë tjetër ndërsa linja ajrore ndërronte ekuipazhet”, sipas deklaratës nga ”Alaska Airlines” dhe raportet e pasagjerëve.
”Aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos rreth dy orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar”, sipas Flight Aware.
“Pas një ore e gjysmë vonesë, ne tani kthehemi në terminal për shkak të një zënke të kapitenit dhe oficerit të parë për t’u marrë vesh”, shkroi një përdorues i Twitter me emrin Chris Schumm.
“Megjithatë, gjithçka shkoi shkëlqyeshëm”, shtoi ai.
”Alaska Airlines” tha në deklaratën e saj se pilotët bënë veprimet e duhura.
”Ndërsa kjo situatë ishte për të ardhur keq, në interes të sigurisë pilotët bënë gjënë e duhur. Ne u kërkuam falje pasagjerëve tanë për shqetësimin e shkaktuar. Ndërsa më shumë njerëz rikthehen te udhëtimet, linjat ajrore janë goditur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve për shkak të mungesës së personelit, shpërthimeve të COVID-19 midis anëtarëve të stafit dhe pilotëve dhe motit të keq”, sipas ”Los Angeles Times”./ a.jor.






















