Ballina Flash

Një vogëlush në festën e… maturës?

LONDER, 22 korrik /ATSH/ – Një nënë britanike në moshë tepër të re duke mos gjetur kujdestare të fëmijëve mori djalin e saj me vete në festën e maturës, shkruan faqja today.it.

Melissa McCabe, e cila mbeti shtatzënë në moshën 14-vjeçare, lindi Arthurin e saj në vitin 2020 dhe e rriti atë si nënë beqare, ndërkohë që ia doli të përfundonte shkollën e mesme.

Në videot e saj, Melissa dokumenton jetën e saj duke treguar gëzimet dhe hidhërimet e mëmësisë në moshë të re dhe për të inkurajuar të gjithë beqarët shumë të rinj dhe nënat në të njëjtën gjendje.

Nuk ka qenë një jetë e lehtë deri më tani ajo e vajzës, e cila në TikTok tregoi për ngacmimet që pësoi kur ishte 12 vjeç dhe vështirësitë në rritjen e Arturit, i cili ende mbetet prioriteti dhe gëzimi i saj.

Videoja në të cilën ajo shpjegon se do ta merrte Arthurin në maturën u bë virale dhe vajza u kontaktua nga producentët e një prej shfaqjeve më të mëdha televizive në Britaninë e Madhe, të cilët i kërkuan të tregonte historinë e saj në TV.

“Të gjithë shkuan në festën e maturës me të dashurin e tyre ndërsa unë shkoj me bekimin tim më të madh, Arthurin”, theksoi ajo./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubashi: Fieri, qytet model falë investimeve strategjike infrastrukturore
Artikulli tjetërRama reagon ndaj News24: Liria e medias pa të drejtë replike, mban erë të keqe