PARIS, 22 korrik /ATSH- AA/ – Franca do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula.
Çmimi i Madh i Francës, do të zhvillohet me 53 xhiro në Pistën Paul Ricard, e gjatë 5,8 kilometra, në qytezën Le Castellet.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 24 korrik në orën 15:00.
Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
– Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 208 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 170
3. Sergio Perez (Meksikë): 151
4. Carlos Sainz (Spanjë): 133
5. George Russell (Britani e Madhe): 128
– Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 359
2. Ferrari: 303
3. Mercedes: 237
4. McLaren: 81
5. Alpine: 81 /os/






















