TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja vijoi të humbasë terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.20 lekë dhe këmbehet me 115.10 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.08 lekë dhe këmbehet me 116.85 lekë.
Paundi britanik krahasuar me ditën e enjte, u forcua me 0.52 lekë duke u ngjitur në kuotën 137.60 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 119.03 lekë, ose 0.81 lekë më shume se ditën e enjte.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 115.10 | +0.20 | |
| Euro | EUR | 116.85 | -0.08 | |
| Poundi Britanik | GBP | 137.60 | +0.52 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 119.03 | +0.81 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 83.73 | +0.97 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.60 | +0.78 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 89.46 | +0.53 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.22 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.52 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.70 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 151.39 | +0.13 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 198419.74 | +4,778.77 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2162.73 | +58.91 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.01 | +0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.99 | +0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 6.48 | -0.02 | |
/r.e/












