Ballina Flash

Cilat sëmundje shëron likuricia?

ROME, 22 korrik /ATSH/ – Rrënjët e bimës së likuricias (Glycyrrhiza glabra) pasi lahen dhe thahen bluhen, shtypen dhe vihen në kontakt me ujin e vluar për të nxjerrë lëngun, shkruan focus.it.

Nga i gjithë ky proçes përftohet një pastë e zezë, te dendur dhe aromatike, e cila kalohet nëpër një makineri që i jep formën e dëshiruar.

Aromat dhe aditivë të tjerë mund t’u shtohen ëmbëlsirave me bazë likurizie, por përdorimi i ngjyrave është i ndaluar.

Bima e jamballit rritet në Azinë Jugperëndimore dhe në Evropën Mesdhetare, por më e mira në botë gjendet në Kalabri, përgjatë bregdetit të Jonit.

Këtu, në fakt, klima rrit përmbajtjen e glicirrizinës, substancës që i jep aromën.

I njohur që nga kohërat e lashta për shijen e tij të ëmbël dhe vetitë medicinale, likuricia është përdorur 5 000 vjet më parë në Kinë kundër kollës dhe sëmundjeve të mëlçisë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet e grurit nga Ukraina, Rama përshëndet rolin e Turqisë dhe Erdoganit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 23 korrik 2022