ANKARA, 21 korrik /ATSH-AA/-Si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të motit, të pranishme në Spanjë tashmë prej dhjetë ditësh, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 500 personave.
Të dhënat e Agjencisë së Meteorologjisë në Spanjë (AEMET) treguan se nga 9 deri më 18 korrik janë regjistruar temperaturat më të larta të motit që nga viti 1975.
Kryeministri, Pedro Sanchez tha se si pasojë e temperaturave ekstreme kanë vdekur mbi 500 persona.
Në Spanjë temperatura e tejkalon edhe 45 gradë Celcius, ndërsa disa mijëra hektarë sipërfaqe pyjore janë shndërruar në hi. //a.i/





















