Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Shahut, simultane në Tiranë

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Dita Ndërkombëtare e Shahut festohet çdo vit më 20 korrik, në ditën kur u themelua Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE), në vitin 1924.

Me këtë rast, edhe bashkia e Tiranës ka organizuar një event, një simultane shahu, pranë qendrës sociale “Të qëndrojmë së bashku”.

Në simultanen e cila nisi që herët në mëngjes, kanë marrë pjesë shahistë të moshave të ndryshme, ashtu siç dëshmon edhe motoja e këtij eventi: “Shahu nuk ka moshë dhe gjini”.

Shpirti i garës u vu re tek të gjitha moshat pjesëmarrëse në këtë aktivitet, të organizuar nga Drejtoria e Sportit, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social pranë bashkisë Tiranë.

Ideja për të festuar këtë ditë si dita ndërkombëtare të shahut u propozua nga UNESCO dhe është festuar si e tillë që nga viti 1966, pasi u themelua nga FIDE.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrojtimi BSH-së: Bankat shtrënguan standardet e kreditimit për biznesin
Artikulli tjetërBalla: Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë