Ballina Bota

FOKUS – Papa Françesku: Lajmet e rreme janë helm

VATIKAN, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku fshikulloi lajmet e rreme duke deklaruar se ato janë helmuese.

”Përdorimi i mediave dixhitale, veçanërisht mediave sociale, ngre një sërë çështjesh serioze etike”, theksoi ai.

“Ndonjëherë dhe në disa vende, faqet e medias janë bërë vende toksike, nxitje urrejtjeje dhe lajmesh të rreme”, tha papa.

”Prandaj është e nevojshme të luftohen gënjeshtrat dhe dezinformacioni”, shton ai duke theksuar ”nevojen për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë, për të zhvilluar një sens kritik duke mësuar të dallojnë të vërtetën nga e rreme, të drejtën nga e gabuara, të mirën nga e keqja”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjërat termale të Vromonerit fluks turistësh në fundjavë
Artikulli tjetërEndri Ceno, sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD