Ballina Aktualitet

Ngrihet në Elbasan, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike parësore

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në Elbasan u përurua Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore, e cila i bashkohet sistemit të ndihmës juridike falas në Republikën e Shqipërisë.

Në ceremoni ishte e pranishme zv/Ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Matilda Fetau, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, përfaqësuesja e përhershme e UNDP për Shqipërinë, Monica Merino, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Ergys Qirici, etj.

Hapja e kësaj qendre, siç e theksuan edhe folësit, ofron mundësinë e aksesit në drejtësi për të gjitha shtresat vulnerabël në qarkun e Elbasanit.

Një ndër objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe risi e sjellë drejtpërdrejtë nga Reforma në Drejtësi është ofrimi i ndihmës juridike falas.

Ligji për “Ndihmën juridike të garantuar nga shteti” mundëson ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti, falas, për ata qytetarë që janë në pamundësi financiare për të marrë një avokat apo për këshillim ligjor.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbyllet rindërtimi i banesave në Valias, 270 apartamente gati për banorët
Artikulli tjetërAmarildo Ruçi ekspozon veprat në “Focus Art Fair Paris 2022”