Ballina Flash

Përkujtohet masakra e Borovës

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot masakrën e Borovës, 79 vite më parë.

Më 6 korrik 1943, nazistët gjermanë, kryen mizori, në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës që populli dhe forcat partizane i bënë Divizionit I Alpin të Wehrmacht-it gjerman, që hyri në tokën shqiptare nga Greqia.

Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri, në vitet e Luftës II Botërore.

Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur, kurse në Barmash u ekzekutuan 8 persona te tjerë.

Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar dhe u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.

Ndërkohë Bashkia Kolonjë njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se pas homazheve te Memoriali kushtuar Martirëve të Borovës, do të jepet edhe statusi i dëshmorit, viktimave të kësaj masakre.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Von der Leyen: Të përgatitemi për ndërprerjen e plotë të gazit rus
Artikulli tjetërShqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik