TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e vende të lira të punës për mekanik/teknik helikopteri si dhe mirëmbajtës të pajisjeve testuese/kontrolluese dhe avioni, pranë Forcës Ajrore.
Aplikimet kanë nisur prej datës 28 qershor dhe përfundojnë më 12 korrik.
Kandidatët do të konkurojnë me dosje dhe duhet të kenë arsim të mesëm profesional mekanik apo elektrik. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune, por duhet që të kenë edhe trajnime të ndryshme me specialitetin e kërkuar.
Detyrë kryesore është kryerja në kohë dhe me cilësi e punimeve në teknikën fluturuese, apo riparimi i defekteve në helikopterë.
Edhe ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi bëri thirrje për të aplikuar.
“Aplikoni tani për t’iu bashkuar ekipit të teknikëve në strukturën e qendrës së riparimit në Forcën Ajrore. Një mundësi fantastike punësimi dhe avancimi karriere për të gjithë profesionistët që kanë dëshirë dhe vizion për t’u bërë teknike sipas standardeve të NATO. Për kushtet, kriteret dhe formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm: https://rb.gy/mrguvq. Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura!”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
/j.p/r.e/























