TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Në Fier po vijon puna për dezinsektimin e plazheve përgjatë gjithë vijës bregdetare, për t’u garantuar pushuesve një sezon turistik të qetë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla ndau sot pamje nga ndërhyrja që po kryhet për dezinsektimin e vijës bregdetare.
Fieri ka një vijë të gjatë me plazhe ranore, ndaj edhe procesi i dezinsektimit mbetet një domosdoshmëri për një sezon turistik të mbarë.
18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9,5 km.
/m.m/j.p/r.e/













