Ballina Ekonomi

AKU, kontrolle në 296 stabilimente të përpunimit të qumështit

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon inspektimet dhe kontrollet në subjektet e ndryshme të linjës, për garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendit.

AKU njoftoi se për periudhën janar-qershor 2022 janë kryer në total 588 kontrolle zyrtare në 296 stabilimente prodhim/përpunim të qumështit dhe produkteve të tij.

Sipas AKU-së, inspektimet janë intensifikuar në tregje dhe subjektet prodhuese të produkteve blegtorale, të konsideruara si ushqimet më të rrezikuara nga temperaturat e larta dhe moti i nxehtë që ka përfshirë vendin.

Gjatë kësaj periudhe në fokus kryesor mbetet kontrolli në zonat turistike, për të rritur shkallën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, në kushtet e sezonit veror kur shtohet fluksi i konsumatorëve nga turistët e huaj. Ndërsa për shkeljet e konstatuara, AKU ka dhënë masat administrative përkatëse.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiblioteka Kombëtare, memorandum bashkëpunimi me Drejtorinë e Bibliotekave dhe Botimeve të Turqisë
Artikulli tjetërKryemadhi: Protesta e 7 korrikut, e rëndësishme