Ballina Flash

A e lufton një gotë verë kolesterolin?!

KALIFORNI, 5 korrik /ATSH/ – Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë zbuluar një kategori tjetër përbërësish të gjetur në verën e kuqe që ul kolesterolin dhe për këtë arsye ka një efekt pozitiv në zemër dhe qarkullimin e gjakut, shkruan focus.it.

Këto molekula, të quajtura saponina, janë përbërës me bazë sheqeri që gjenden në ushqime gjithnjë e më shumë, megjithëse kjo është hera e parë që ato gjenden në verë.

Tani për tani, vetëm resveratroli (një përbërës i pranishëm në verën e kuqe) besohet të jetë përgjegjës për veprimin mbrojtës të verës, i cili shkaktoi të ashtuquajturin paradoks francez, lidhje paradoksale midis verës së kuqe dhe uljes së sëmundjeve të zemrës.

Komponimet mendohet se vijnë nga lëkura e kokrrave të rrushit e cila tretet gjatë procesit të fermentimit; për këtë arsye verërat e kuqe përmbajnë një nivel saponinësh 10 herë më të lartë se ai i verërave të bardha.

Përveç verës, saponinat janë të pranishme në vajin e ullirit dhe sojë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjetje fosilesh detare në malësinë e Pogradecit
Artikulli tjetërSiguria rrugore, procedohen 5 drejtues mjetesh në Berat