Ballina Flash

Apple Watch 8 mat edhe temperaturën

KALIFORNI, 4  korrik /ATSH-ANSA/ – Seria e ardhshme e Apple Watch 8, që do të dalë në shtator, do të ketë gjithashtu një sensor të temperaturës së trupit.

Në vend që të monitorojë vazhdimisht parametrin, ora do të dërgojë njoftime vetëm kur zbulon një rritje të temperaturës, në mënyrë që të paralajmërojë përdoruesin dhe të sugjerojë marrjen e një lexim më të saktë me një termometër tradicional.

Krahas Watch Series 8, gjiganti amerikan duhet të prezantojë edhe modelin ekonomik Apple Watch Se, pa sensorin e temperaturës dhe me një dizajn të ngjashëm me versionet aktuale./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformim i plotë i qendrës së kontrollit teknik në Vlorë
Artikulli tjetërBojkoti i avokatëve, Alibeaj: Alarm për KLP-në, mund të ketë situata të pakëndshme