Ballina Ekonomi

Licencohen 10 biznese ushqimore

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se, për periudhën 20-24 qershor 2022, ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 12 kërkesa për pajisje me licencë.

AKU njoftoi se nga këto kërkesa, ka miratuar 10 licencime dhe ka refuzuar 2 të tilla.

Sipas AKU-së, arsyet e refuzimit të licencimit ishin se nuk kishin plan vetëkontrolli HACCP, planimetria e deklaruar në dokumentacion nuk ishte në përputhje me planin faktik të subjektit, në momentin e inspektimit të subjektit u gjet në proces punësimesh.

AKU tërheq vëmendjen e subjekteve që duan të licencohen si operatorë në sektorin ushqimor, për respektimin rigoroz të dokumentacionit në respektim të ligjit dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Në total për muajin qershor, AKU ka shqyrtuar dhe kaluar në sistem aplikativ 49 kërkesa për pajisje me licencë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMollë në vend të kafesë së mëngjesit
Artikulli tjetërMallra kontrabandë në Kapshticë, procedohen 2 inspektorë dhe 1 doganier