KOPENHAGE, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Pandemia, puna nga shtëpia dhe mësimdhënia në distancë i kanë dhënë një përshpejtim të fortë adoptimit të rrjeteve celulare.
Gjenerata e re e lidhjes, 5G, ka përfituar vazhdimisht, duke arritur në një miliardë abonime globalisht deri në fund të vitit, sipas parashikimit të fundit të studimit të ”Ericsson Mobility Report 2022”, sipas të cilit trafiku i të dhënave në rrjetet celulare është dyfishuar në dy vitet e fundit.
Raporti parashikon 4,4 miliardë abonime 5G deri në vitin 2027, me 60% të trafikut të të dhënave në rrjetin global celular që do të trajtohet nga 5G gjatë pesë viteve të ardhshme.
Gjatë periudhës pesëvjeçare, 82% e përdoruesve evropianë me të paktën një abonim të të dhënave celulare do të kenë 5G.
E njëjta përqindje për rajonin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari) dhe më shumë se 74% në Azinë Verilindore./ /os/






















