ROMË, 22 qershor /ATSH/ – Në total trupi i njeriut ka 752 muskuj, shkruan focus.it.
Prej tyre, 327 janë të skeletit (ato që ngjiten me kockat dhe që në thelb i shërbejnë funksionit motorik).
Megjithatë ky numër duhet të dyfishohet pasi secili prej tyre është e pranishëm në të dy anët e trupit.
Shifra e përgjithshme është shumë më e lartë se sa mund të mendohet, sepse përfshin muskujt e shumtë imitues të fytyrës dhe veçanërisht muskujt e vegjël të vendosur në pjesën e pasme, në nivelin e rruazave, të cilët së bashku përbëjnë muskulin ngritës të kolonës vertebrale dhe që janë afërsisht 100.
Janë edhe dy muskuj skeletorë të pabarabartë, pra që nuk janë të pranishëm dyfish, diafragma që ndan zgavrën e barkut nga ajo e kraharorit dhe na lejon të marrim frymë dhe diafragma e legenit që mbulon legenin./ /os/























