Ballina Flash

Konstituohet Aleanca e Grave Deputete

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua sot mbledhja e Aleancës së Grave Deputete, e cila është një organizim vullnetar i grave ligjvënëse të të gjitha grupimeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Aktualisht Legjislatura X e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka 50 gra deputete.

Qëllimi i këtij takimi ishte konstituimi i Aleancës dhe zgjedhja e kryesisë të saj.

Në këtë takim, të ftuar ishin edhe kryetarët e dy grupeve më të mëdha parlamentare, Taulant Balla, i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj, i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Po ashtu, i ftuar ishte edhe ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Gjatë diskutimeve, u propozua dhe u zgjodh kryesia e Aleancës: Merita Bakiu kryetare, Etilda Gjonaj nënkryetare dhe Erisa Xhixho sekretare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKKIE dhe EMA, takim mbi përditësimin e legjislacionit shqiptar
Artikulli tjetërMeta: Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal