TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3-mujorin e parë të këtij viti paratë që emigrantët dërguan në familjet e tyre arritën në shumën e 184 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë prurjet e emigrantëve u rritën me 15 milionë euro.
Sipas BSH-së, në tremujorin e parë 2021 emigrantët sollën 169 milionë euro.
Sipas tremujorëve, rezulton se niveli më i lartë i prurjeve u shënua në tetor-dhjetor 2021 me 222 milionë euro, që përkon me periudhën e festave të fundvitit kur shtohet dhe fluksi i dërgesave në para i emigrantëve.
Italia dhe Greqia kryesojnë si vendet prej nga vinë prurjet më të larta, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vjen Anglia, Gjermania, Zvicra e SHBA.
/r.e/






















