TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fillim javën, ndërsa euroja humbi lehtë terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.21 lekë dhe këmbehet me 114.74 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.05 lekë dhe këmbehet me 119.88 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua ndjeshëm me 0.53 lekë duke zbritur në kuotën 139.35 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 115.77 lekë, ose 0.28 lekë më shumë se ditën e hënë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 114.74 | +0.21 | |
| Euro | EUR | 119.88 | -0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 139.35 | -0.53 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 115.77 | +0.28 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 85.45 | +0.19 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.49 | -0.49 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 88.84 | -0.34 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.30 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.57 | -0.10 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.11 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 152.75 | -0.70 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 209141.19 | -3,463.14 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2422.16 | -39.09 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.04 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 17.00 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 6.65 | 0.00 | |
/r.e/












