Ballina Bota

BRUKSEL – Darmanin: Progres drejt kompromisit për reformën e migracionit në BE

PARIS, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin shkroi në Twitter se takimi i homologëve të tij të Bashkimit Evropian në Luksemburg bëri “përparim të madh” drejt një kompromisi për reformën e migracionit në BE.

Darmanin, i cili drejton bisedimet në Luksemburg, tha se “një shumicë e madhe e vendeve të BE-së tani po mbështesin një mekanizëm solidariteti vullnetar për të mbështetur vendet e BE-së rreth Mesdheut”.

Ai tha gjithashtu se një rregullore që synon forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të bllokut tani mbështetet nga shumica e ministrave, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Ministri francez njoftoi gjithashtu një takim “në ditët e ardhshme” për të avancuar punën për të bërë funksionale një platformë për shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare të BE-së për njerëzit që ikin nga Ukraina. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdeshja Shqipëri-Izrael, formacionet e skuadrave
Artikulli tjetërRama: Ballkani i Hapur, njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit