Ballina Bota

KOPENHAGË – Një substancë e panjohur mbulon Baltikun

KOPENHAGË, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Një substancë e panjohur po lundron në detin midis Suedisë dhe Finlandës, duke mbuluar 77 kilometra katrorë, njoftoi të enjten roja bregdetare suedeze.

Megjithëse natyra e substancës është e paqartë, roja bregdetare përjashtoi atë të naftës.

”Aktualisht nuk ka asnjë rrezik që substanca të arrijë në sterre”, sipas zyrtarëve.

Substanca u zbulua për herë të parë të mërkurën në pjesën veriore të detit Baltik.

Imazhet tregojnë një shtresë të gjatë dhe të hollë që noton në sipërfaqen e ujit, duke u shtrirë në zonat ekonomike suedeze dhe finlandeze.

Zyrtarët kanë nisur hetimet paraprake për një krim të mundshëm mjedisor.

Sipas hetimeve, autoritetet planifikojnë të kontrollojnë se cilat anije ishin kohët e fundit në zonë dhe çfarë transportonin./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Qeveria, 200 milionë dollarë për subvencionimin e energjisë elektrike
Artikulli tjetërKosovë, 5 raste të reja me COVID-19