Ballina Bota

IRAN – Centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Irani ka njoftuar funksionimin e centrifugave shtesë për pasurimin e uraniumit, pas një rezolute të vendosur ndaj vendit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Ministria e Jashtme iraniane e përshkroi rezolutën si “të nxituar dhe të pabalancuar”.

Bordi i Guvernatorëve të IAEA-s i bëri thirrje Iranit që të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e agjencisë.

”Nga 35 vendet anëtare, vetëm Kina dhe Rusia votuan kundër rezolutës”, sipas diplomatëve.

Në fillim të kësaj jave, IAEA paralajmëroi se Irani mund të ketë lëndë të parë të mjaftueshme për një armë bërthamore brenda disa javësh.

”Irani ka pasuruar tashmë 43,1 kilogramë uranium në një nivel pastërtie prej 60 për qind”, sipas një raporti të organizatës.

Analistët thonë se rreth 50 kilogramë do të mjaftonin për një armë bërthamore nëse materiali do të pasurohej pak më shumë se 90%.

Teherani, megjithatë, vazhdimisht thekson se dëshiron teknologjinë bërthamore vetëm për qëllime paqësore./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: Matura Shtetërore të shërohet përmes një pakti kombëtar
Artikulli tjetërOsmani: FSK e ka vendin në NATO