Ballina Flash

Përfundon protesta e veteranëve, një protestues dhe dy policë të lënduar

PRISHTINË, 6 qershor/ATSH/ Protesta e veteranëve në oborrin e Kuvendit ka përfunduar me lëndimin e një protestuesi dhe dy policëve.

Veteranët janë ndjerë të diskriminuar dhe kanë vendosur të protestojnë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Kjo ishte paraparë të shqyrtohej dhe votohej sot në Kuvendin e Kosovës por nuk kaloi për shkak se nuk kishte kuorum.

Me përfundimin e seancës, janë shpërndarë edhe protestuesit, të cilët hynë në oborrin e Kuvendit në përpjekje për ta ndaluar këtë seancë. Aty u përdor gaz lotsjellës, por që ende nuk dihet me siguri se kush e ka hedhur. Policia mohon se e ka përdorur gazin lotsjellës, ndërsa protestuesit thanë se erdhi nga ndërtesa e Kuvendit. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi: Shkollat shqipe në SHBA, kontribut në ruajtjen e identitetit kombëtar
Artikulli tjetërKuvendi pa kuorum për votimin e ligjit për pagën minimale, ndërpritet seanca