Ballina Bota

SERBI – Vuçiç: Ballkani i Hapur do të përmirësojë standardet e rajonit

BEOGRAD, 5 qershor /ATSH/ – Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunimin më të mirë ekonomik në shumë fusha, për të mirën e qytetarëve të vendeve tona, thuhet në urimin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, sipas radiotelevizionit serb, rts.sr.

Vuçiç shton në urimin e tij se ”besoj se së bashku do të kenë sukses të gjitha potencialet e nismës Ballkani i Hapur”.

”Kjo nismë do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, sipas presidentit serb./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada italiane uron Presidentin e ri, Bajram Begaj
Artikulli tjetërPresidenti slloven Pahor: Nga “Ballkani i Hapur” do përfitonin të gjithë