Ballina Bota

BULLGARI – Remitancat bien tetëfish

SOFJE, 5 qershor /ATSH-BTA/ – Dërgesat nga bullgarët jashtë vendit u ulën tetëfish në 2021 krahasuar me vitin e fundit para pandemisë të 2019.

Të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare tregojnë se bullgarët emigrantë kanë mbështetur të afërmit në vendin e tyre me 160,7 milionë euro në 2021 kundrejt 1,219 miliardë në 2019.

Në vitin 2020 shuma ishte 358 milionë euro.

”Në tremujorin e parë të vitit 2022, paratë e emigrantëve të dërguar në Bullgari arritën në 77 milionë BGN (39,4 milionë euro), që ishte më pak se në tre muajt e parë të 2020 dhe 2019”, sipas BG Voice.

Ekonomistët shpjegojnë se pandemia COVID shkaktoi një sërë krizash të cilat kanë reduktuar potencialin e remitancave që nga viti 2019.

Punëtorët me kualifikim të ulët dhe punonjësit e restoranteve dhe hoteleve ishin të parët që humbën punën për shkak të shpërthimit të COVID.

Si zakonisht, shumat më të mëdha të dërgesave në Bullgari kanë ardhur nga bullgarët në Gjermani, SHBA, Spanjë, Greqi, Itali, Britani, Belgjikë dhe Francë.

Jo të gjitha paratë e dërguara nga jashtë mund të zbulohen statistikisht./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: 61 efektivë në terren për neutralizimin e zjarrit në Sazan
Artikulli tjetërEkoresorti luksoz “Camp Nivica”, investimi i parë suedez në Shqipëri në turizmin e qëndrueshëm