TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Veprimet e bankingut në distancë (home banking) u rritën në tremujorin e parë të këtij viti.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për 3-mujorin e parë të këtij viti numri i transaksioneve home banking arriti në 1,3 milionë, me një rritje rreth 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja është e konsiderueshme edhe në vlerën e veprimeve të kryera, që arriti në 312 miliardë lekë.
Sipas BSH-së, numri i transaksioneve përmes kanaleve te pagesave në distancë vitin e kaluar arriti shifrën rekord prej 5.1 milionë, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë. /j.p/






















