Ballina Ekonomi

Forcohet dollari, euroja humb terren

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, ndërsa euroja humbi terren, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.21 pikë dhe këmbehet me 112.64 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.16 pikë dhe këmbehet me 120.37 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.23 lekë duke u këmbyer në kuotën 141.24 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 117.31 lekë, ose 0.38 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 112.64 +0.21
Euro EUR 120.37 -0.16
Paundi Britanik GBP 141.24 -0.23
Franga Zvicerane CHF 117.31 +0.38
Jeni Japonez (100) JPY 86.84 -0.04
Dollari Australian AUD 81.01 +0.20
Dollari Kanadez CAD 89.02 +0.09
Korona Suedeze SEK 11.50 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.90 -0.08
Korona Daneze DKK 16.18 -0.02
SDR SDR 151.97 +0.22
Ar (OZ 1) XAU 208789.50 +3,189.88
Argjend (OZ 1) XAG 2480.33 +67.58
Juani Kinez (onshore) CNY 16.89 +0.09
Juani Kinez (offshore) CNH 16.86 +0.08
Lira Turke TRY 6.84 0.00

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Merkel: Dënoj luftën barbare të Rusisë
Artikulli tjetërKombëtarja U-15 fikson dy miqësore me Kosovën në qershor