TIRANË, 31 maj /ATSH/ Rritja e çmimeve në vend, vjen nga shtrenjtimi i produkteve që Shqipëria merr nga importi.
Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se, për periudhën janar-shkurt të këtij viti indeksi i çmimeve të huaja të mallrave shënoi rritje me 25.2 %, kundrejt zgjerimit prej 15.8 % që shënoi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të BSH-së, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste u zgjerua me 16.8 % në terma vjetorë, në periudhën janar-shkurt 2022, një pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Në muajin prill, inflacioni u rrit në 6.2 %, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit.
Ndërkohë për 4-mujorin e parë të këtij viti, 53 % e totalit të importeve erdhi nga vendet e Bashkimit Europian, ku inflacioni arriti në nivelin 7.4 %.
/j.p/r.e/






















