Ballina Bota

BRUKSEL – Përpjekjet për një embargo ndaj naftës ruse hasin kundërshtime

BRUKSEL, 30 maj /ATSH-DPA/- Askush nuk mund të parashikojë sesi do të shkojë takimi, por besoj se mund të arrihet një konsensus herët a vonë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz perpara një samiti dyditor të BE-së, në Bruksel.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë, pas gati katër javësh mosmarrëveshje lidhur me vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse të propozuar nga Komisioni Evropian si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve.

Bisedimet mes diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së lidhur me sanksionet ndaj Rusisë nuk patën sukses. Udhëheqësit e BE-së po shqyrtojnë një marrëveshje të ndryshuar për vendosjen e një embargoje që synon të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse nga deti deri në fund të vitit.

Sipas një draft deklarate të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së, paketa do të mbulojë naftën bruto, si dhe produktet e naftës, të dërguara nga Rusia në vendet anëtare, me një përjashtim të përkohshëm të naftën bruto të shpërndarë përmes naftësjellësit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: Asnjë humbje jete dhe 20 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz: Armët do të dërgohen në Ukrainë pavarësisht paralajmërimeve të Putin