TIRANË, 25 maj/ATSH/ Kryebashkiaku i Roterdamit, Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë për finalen mes “Romës” dhe “Feynoord”-it, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto teksa shtrëngon duart me Aboutaleb.
Veliaj u kërkon tifozëve të festojnë në paqe në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.
“Mirë se erdhe në Tiranë për ndeshjen Roma-Feynoord miku im, Ahmed Aboutaleb – kryebashkiak i Rotterdamit! U kërkojmë të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale. Mezi pres nesër ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri”, shkruan Veliaj.
/r.e/























