Ballina Flash

Finalja e Conference League, trajnerët përzgjedhin formacionet titullare

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Mbrëmjen e sotme zhvillohet finalja e UEFA Conference League mes “Romës” dhe “Feyenoord”-it në orën 21:00.

Teksa kanë mbetur pak minuta nga nisja e ndeshjes, trajnerët kanë zgjedhur 11-shen titullare.

Kështu trajneri protugez i “Romës”, Jose Mourinho ka zgjedhur në formacion: Rui Patricio, Smalling, Ibanez, Mancini, Cristante, Karsdorp, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski, Zaniolo, Abraham.

Ndërsa trajneri i “Feyenoord”, Arne Slot ka zbritur në fushën e lojës me formacionin: Bijlow, Geertruda, Trauner, Senesi Baron, Malacia, Aursnes, Kokcu, Nelson, Til, Sinisterra, Dessers

Kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni evropian, teksa është finalja e parë e një kupe evropiane që luhet në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Bullgaria e shqetësuar për sigurinë ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve
Artikulli tjetërVeliaj me homologët e Romës dhe Roterdamit: Sot duhet të fitojë sporti, qytetaria dhe respekti