Ballina Flash

Finalja e Conference League, rrugët ku nuk lejohet qarkullimi

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që të bllokojë rrugët për garantimin e sigurisë gjatë finales mes Romës dhe Feyenoordit.

Ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” dhe rrugët do të jenë të hapura vetëm për tifozët.

Akses në rrugë do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe të policisë, ndërsa ka ndalim qarkullimi në disa rrugë.

Në rast emergjencash, qytetarët duhet të marrin urë ndërlidhëse në mënyrë që të mos ngarkojnë trafikun.

  • Kufizimet më të mëdha do të jenë në rrugët nga do të vijnë tifozët, pra Rinas – Tiranë, Durrës – Tiranë, Fushë-Krujë – Tiranë dhe Elbasan – Tiranë.
  • Këto akse do të jenë të dedikuara vetëm për automjetet që do të transportojnë tifozët e të 2 skuadrave sportive.
  • Unaza e mesme do të jetë në dispozicion të automjeteve të tifozëve.
  • Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës janë përcaktuar edhe vendet e parkimit për këto automjete.
  • Unaza e vogël do të jetë e bllokuar. Të gjitha rrugët që lidhin unazën e mesme me unazën e vogël do të jenë të bllokuara.
  • Për 2 orë do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet e Policisë, mjetet e përfaqësuesve të UEFA-s, automjetet e medias dhe të tifozëve që kanë bileta për parkim në parkimin e stadiumit.
  • Për raste emergjencash të ndryshme, qytetarët duhet të përdorin rrugë ndërlidhëse, që të mos ngarkojnë trafikun.
  • Mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të kalojnë deri në orën 07:00 të ditës së nesërme.
  • Lejohen të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, vetëm ata qytetarë që kanë biletë për udhëtim jashtë vendit.
  • Qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim në veriut, duhet të kalojnë në aksin Tiranë – Vorë – Fushë-Krujë dhe jo në aksin Tiranë – Rinas – Fushë-Krujë.
  • Nuk lejohet qarkullimi nga Fushë-Kruja në drejtim të Rinasit, me qëllim për të kaluar në Tiranë. Lëvizja në këtë aks lejohet vetëm për ata që kanë biletë për udhëtim jashtë vendit.
  • Nuk lejohet qarkullimi në aksin Vorë – Tiranë.
  • Qytetarët që do të vijnë nga jashtë shtetit, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, lejohet të qarkullojnë në drejtim të Tiranës. /r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA-së njoftim për qytetarët amerikanë: Shmangni turmat e mëdha