LONDËR, 24 maj /ATSH-DPA/ – Covid-19 lidhet me funksionin e dëmtuar të zemrës në anën e djathtë, sipas një studim i ri nga ekspertët britanikë të udhëhequr nga ”NHS Golden Jubilee”.
Studimi synon të ndihmojë në përmirësimin e kujdesit dhe rezultateve në të ardhmen për ata që janë më të rrezikuar nga Covid-19 tek pacientët më të sëmurë në nevojë, pra ventilimin invaziv.
Studimi Covid-RV u krye në 10 njësi të kujdesit intensiv në të gjithë Skocinë dhe analizoi 121 pacientë të sëmurë rëndë, nën ventilatorë, për shkak të ndikimit të koronavirusit në shëndetin e tyre.
Studiuesit zbuluan se një në tre pacientë në studim treguan prova të anomalive në anën e djathtë të zemrës, pra zona që pompon gjakun në mushkëri.
Gati gjysma (47%) e pacientëve të ventiluar në studim vdiqën nga Covid-19, një shifër e krahasueshme me normat kombëtare dhe ndërkombëtare të vdekjeve.
“Një kombinim faktorësh krijon ‘stuhinë e përsosur’ që Covid-19 të dëmtojë anën e djathtë të zemrës suaj, e cila në fundi mund të shkaktojë vdekjen”, theksoi Philip McCall, autori kryesor i studimit./ /os/





















