Ballina Flash

“Java e Amerikës”, organizohen 2 festivale në Tiranë dhe Shkodër

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit patën nderin të mikprisnin dy festivale amerikane këtë javë, në Tiranë dhe Shkodër, në lidhje me Javën Amerikane dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve.

Në Pazarin e Ri, restorantet shqiptarë shërbyen ushqime dhe pije të njohura të stilit amerikan, ndërsa artisti Elton Deda dhe grupi i tij dhanë një performancë të mrekullueshme për publikun.

Në festival – 100 arsye për të festuar – morën pjesë Ambasadorja Yuri Kim, Drejtori i Bordit të AADF Michael Granoff, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ambasadorja Kim vlerësoi mundësinë për të festuar dhe nderuar marrëdhënien e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, 100 vitet e historisë sonë të përbashkët dhe 100 vitet e ardhshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamjet: Toka të punuara bukur gjatë rrugës Levan-Tepelenë
Artikulli tjetërPresidenti i ri, Balla: Nuk e kuptoj pse PD u tërhoq nga procesi për të sjellë kandidatura