Ballina Bota

BM – Familja mbretërore ofron strehim për ukrainasit

LONDËR, 21 maj /ATSH-DPA/- Familja mbretërore britanike ka ofruar strehim për familjet ukrainase që janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre.

“Anëtarët e familjes mbretërore janë zotuar se do të japin kontributin e tyre dhe do të strehojnë refugjatë, duke theksuar se nuk kanë dëshirë për publicitet”, sipas gazetës “Daily Express”.

Rreth 53 800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Britaninë e Madhe sipas skemave të vizave, duke përfshirë programin “Homes for Ukraine”, i cili përbën pak më shumë se gjysmën e numrit të vizave të dhëna.

Nuk dihet ende se cilët anëtarë të familjes mbretërore po strehojnë refugjatët ose ku po sigurohet strehimi.

Pallati u përdor për të strehuar refugjatët mbretërorë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbretëresha Wilhelmina e Holandës, si dhe mbreti i Norvegjisë Haalon dhe djali i tij Princ Olaf qëndruan atje pasi u larguan nga nazistët në 1940.

Më herët ministri përgjegjës për programin “Homes for Ukraine”, bëri thirrje që skema të bëhet një model për trajtimin e krizave të ardhshme të refugjatëve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmetaj: Rilindja urbane zbatoi 1 mijë projekte, “Shqipëria 2030” me fokus qytetet
Artikulli tjetërRama: Investimet në Lungomare rritën vlerën e pasurisë së patundshme