Ballina Flash

Operacion antikanabis në Shkodër, 1 në pranga

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se, po vijon operacionet e kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ças”, ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit N. Ç.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime
të mëtejshme. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenca: Shpifje në gazetën austriake për Metën, po përgatisim padinë
Artikulli tjetërVjero: Pagat jo në bankë, fenomen i kompanive të tregtimit dhe ndërtimit