Ballina Aktualitet

Kryemadhi: Qeveria ka shpërdoruar fondet e BE

TIRANË 14 maj /ATSH-I.Vata/ Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se qeveria ka shpërdoruar edhe fondet e BE.

Sipas Kryemadhit, krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR-së.

“I tillë është edhe kjo serrë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane”, tha ajo. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerbatov një nga mikpritësit e kupës së UEFA-s
Artikulli tjetërFINLANDË – Socialdemokratët shpallin qëndrimin ndaj anëtarësimit në NATO